Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ditë përfitimet nga rrushi? 

Qysh me i ditë përfitimet nga rrushi?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 23 February 2017 | 23:56
Sheqer rrushi, venë prej rrushi, acid limoni dhe molle, mineralet nga kalciumi dhe magnezi e deri te hekuri dhe fosfori, vitamina A, C, B – rrushi përmban të gjitha vlerat ushqyese për dallim nga ushqimet tjera. Tonifikues natyral i trupit Kokrrat e kuqe të rrushit janë përplot me celulozë dhe pektin, gjë që paraqet edhe arsyen pse rrushi konsiderohet si fryt që ndihmon tretjen, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi dhe ka funskion diuretik. Rrushi është ideal për mënyrën e të ushqyerit në vjeshtë pasi vepron si tonifikues natyral për organizmin, sasia e fosforit dhe kalciumit është e dobishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave. Për këtë, rekomandohet konsumi i rrushit gjatë shërimit pas ndonjë thyerje apo lëndimi të eshtrave. Efekti shërues dhe dobiprurës Rrushi është një burim shumë i vlefshëm i fitokemikaleve bioflavonoide, që kanë potencial antioksidues, përkatësishtmbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.   Polifenoli që gjendet tek rrushi, por edhe tek vera, inaktivizon radikalet e lira. Rrushi i kuq përmban pigmentin antocianin nga grupi i fenoleve bimore që funksionon ngjashëm sikur likopenet tek domatet, si dhe si antioksidant i fuqishëm. Këto pigmente bimore i japin ngjyrë të kuqe frutave dhe perimeve si: grejpfruti i kuq, shega, shalqiri, luleshtrydhet, qershitë, lakra e kuqe. Ka dëshmi se konsumi i rrushit përmirëson qarkullimin e gjakut, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, një gotë verë në ditë mund të ndikojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë edhe në ruajtjen e të pamurit. Trajtimi i bukurisë me anë të verës së rrushit Gjatë viteve të fundit, rrushi është bërë faktor i rëndësishëm në industrinë kozmetike. Përveç përbërësve aktiv që përmban vera si procyanidin (mbrojtjen e enëve të gjakut dhe eliminimin e radikaleve të lira), polifenole (antioksidantë të mirë), resveratrol, vitamina A, C, B1, B2, vera gjithashtu ka një fuqi të madhe antioksiduese dhe sot paraqet një nga produktet e rëndësishme dhe mbrojtëse kundër plakjes. Rrushi përmban shumë vitamina E, natrium, fluor, magnez, hekur, kalium, kalcium, fosfor si dhe acide frutash. Farat dhe lëkura e rrushit është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që luftojnë kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Të gjitha këto substanca bioaktive tek rrushi, vera dhe farat, përdoren për pastrimin, masazhimin, pilingun dhe maskave për fytyrë dhe trup.  
dua