Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga ananasi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga ananasi?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 10 April 2017 | 21:03
Ananasi është një frutë edhe më i mirë se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i tri racioneve ananas çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo të zbehjes së shikimit. Në një studim ku morën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota. Përveç që mbron sytë, përbërësit e ananasit janë jashtëzakonisht të dobishëm edhe për ata që duan të humbin peshë, pasi studime të ndryshme kanë treguar se përfshirja e ananasit në dieta ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt.
dua