Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 25 May 2017 | 20:47
Mjekët thonë se takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjave. Ja, disa nga problemet shëndetësore që rezultojnë nga përdorimi i takave të larta: Dhimbja e shpinës: Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjave. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës. Tendosje të thembrave: Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyrë. Shputa e këmbës: Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalancë dhe pesha e trupit përqendrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime. Mos rritja e thonjve: Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.
dua