Qysh me i ditë ushqimet me përmbajtë të lartë hekuri? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë ushqimet me përmbajtë të lartë hekuri?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 26 April 2017 | 11:07
Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë: Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit. Duke qenë së hekuri është kaq I rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në: Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë). Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë. Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Lista e ushqimeve të pasura me Hekur: Fasulet jeshile Rrënjë rrepash e panxhari Bizelet Patatja Majdanozi Asparagu Lakërishtet Shalqini Misri Lakra e kuqe Barbunjat / bishtajat Farat e Sojës Fara Luledielli Fara Kungulli Orizi kaf Gruri Cereali Spageti/Makaronat në përgjithësi Mishi I pulës dhe gjeli I detit Mëlçia Sardelet Mishi Mëlçi pule Kosi natyral Bajamet (dhe Vaji I tyre) Kumbullat dhe kajsitë e thata.
dua