Qysh me i ditë ushqimet që çrregullojnë hormonet? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë ushqimet që çrregullojnë hormonet?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 04 February 2017 | 20:48
Puçrrat e fytyrës formohet te secili prej nesh. Pikërisht atëhere kur ju mendoni se e keni kaluar atë moshë, zgjoheni me disa puçrra. Shkaktimi i tyre mund t’i atribuohet çekuilibrit të hormoneve, dhe një çekuilibrimi endokrin. Në vend që të shpenzoni shumë para me kremra dhe sapunë, provoni të rregulloni një balancë te ushqimet që hani. Ne jemi gjithçka hamë! Ushqimet që hani mund të prishin hormonet tuaja, dhe të shkaktojnë inflamacion, ose ndihmojnë në balancimin e hormoneve dhe zbutin acarimin e lëkurës. Ja 5 ushqimet që shkatërrojnë hormonet dhe lëkurën: 1-Produket e baxhos Disa nga produket baxho përmbajnë hormone sintetike që shtojnë hormonet e tepërta në trup. Mund të shkaktojnë inflamacion në trup, duke formuar puçrat në fytyrë dhe probleme të tjera. 2-Soja Soja përmban phytoestrogjenë që çekuilibrojnë hormonet. Soja është një përbërës “i fshehur” në ushqimë, kështu që sigurohini duke kontrolluar etiketat e ushqimeve. 3-Gluteni Gluteni është e ngjashme me produktet e baxhos, nisur nga mënyra se si ndikojnë në trup. Shkakton inflamacion duke shkatërruar hormonet. Është përgjegjës edhe për disa sëmundje të tjera. 4-Vaji canola, luledielli, shafrani i rremë dhe vaji i perimeve Këto vajra gatimi përmbajnë shumë acide që shkaktojnë inflamacionin e lërkurës. 5-Kafeina Kafeina mund t’ju ndihmojë të zgjoheni në mëngjes, por gjithashtu mund të ndikojë në reagimin imunitar të lëkurës tuaj. Ajo mund ti heqë trupit tuaj vitaminat thelbësore si magnezi dhe zinku.
dua