Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 22 May 2017 | 19:36
Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është periudha pas dimrit. Rregulli bazë është gjithmonë “të freskëta dhe të shëndetshme” dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni. Preferohen: Erëzat: kopër, rrënjë rrikë, nenexhik, majdanoz Sallatë me zarzavate: arugula, spinaq, çikorre Zarzavatet e gatimit: zarzavate panxhar, kale, rrepkë, spinaq, rrepë Rrënjë: panxhar, rrepka Frutat: manaferra, boronica, qershi, nektarina, pjeshkë, kumbulla, luleshtrydhe, dredhëza, Perimet: shparguj, bizele, patate, qepujka, qepë të njoma pranvere Shmangni: Perimet dhe frutat e konservuara Kungujt Portokallet.
dua