Qysh me i ditë veprimet që dëmtojnë sytë tuaj? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë veprimet që dëmtojnë sytë tuaj?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 31 May 2017 | 16:38
Sytë janë të rëndësishëm për të gjithë dhe është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi. Për disa veprime, të cilat janë bërë të përditshme, ndoshta ende nuk e dimë që ndikojnë keq tek sytë tanë e është mirë t’i shmangni sa më shumë. Ja cilat janë ato: Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve. Shikoni televizor gjatë natës Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen. Flini me lentet vënë Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme. Fërkoni sytë Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre. Nuk ushqeheni shëndetshëm Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj. Teproni me grim Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm. Nuk flini mjaftueshëm Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre. Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit) Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse. [caption id="attachment_22323" align="alignnone" width="2000"] Close up of woman's eyes[/caption]
dua