Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ditë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave? 

Qysh me i ditë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 26 April 2017 | 11:15
Vitaminat jane te dobishme per te gjithe, por ka disa qe duken sikur jane krijuar enkas per femrat. Organizmi femeror tregon nje nevoje me te thesuar per keto vitamina specifike.  Vitamina A- Ne kete vitamine kemi te konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon ne ruajtjen e eshtrave dhe indeve qe jane nje nga pjeset me delikate te trupit femeror, sidomos pas perjudhes se menopauses. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe forteson shikimin. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane qumeshti, e verdhe e vezes, perimet me gjethe jeshile, karrotat, pjeperi dhe portokalli. Vitamina B6– Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Vitamina B eshte e dobishme per metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: mishi i pules dhe i vicit, tershera, misri dhe avokado. Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe eshte shume e dobishme per zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine eshte edhe nje nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 eshte vecanerisht e rendesishme per femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te coje ne lindjen e nje femije me defekte, por edhe ne demtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 jane: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezet dhe melcite. Vitamina B12- Cyanocobalamin eshte e konservuar ne kete vitamine. Kjo eshte pergjegjese per kujteses dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 eshte e rendesishme per ndarjen e qelizave, sintezen e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjise nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 jane produktet e qumeshtit, vezet, peshk dhe mish i kuq. Vitamina C- Me merita te plota eshte quajtur “super-vitamina” sepse eshte burimi me i mire i karburantit per sistemin imunitar. Ndikimi i kesaj vitamine eshte i pranishem ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehteson transportin e hekurit. Pervec kesaj, vitamina C rrit perqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli. Vitamina D- Kjo eshte vitamina e kockave. Me kalimin e moshes kockat humbasin dendesi dhe kjo shoqerohet me shfaqjen e osteoporozes. Perdorimi i vitaminave D qe ne femijeri dhe ne vazhdim parandalon kete rrezik dhe forteson dhembet. Ndikimi i kesaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vertetuar se vitamina D luan nje rok kyc ne parandalimin e kancerit te zorres se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumeshti, veza, peshku dhe keshillohe ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezen e kesaj vitamine. Vitamina E- Eshte nje antioksidant i rendesishem per femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhefortesimin e flokeve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shendetshme, mbron syte dhe melcine. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E jane pothuajse te gjitha frutat dhe perimet. Vitamina K – Vitamina K eshte e rendesishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon per te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e semundjeve te zemres. Ushqimet me te pasura me vitaminen K-jane: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojes dhe vaji peshkut.
dua