Qysh me i qetësu fëmijët e zemëruar? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i qetësu fëmijët e zemëruar?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 26 June 2020 | 10:00

Nuk ka prind që nuk shqetësohet nga zemërimi i fëmijëve e sidomos nga sjellet e tyre të pa përshtatshme në publik. Mirëpo as zemërimi i fëmijve nuk është i pamenagjueshëm.

Nuk duhet ta lini stresin apo panikun t’ju pushtojë. Si prind ju munnd të menagjoni me fëmijën tuaj. Këtë më së miri mund ta bëni duke i ndjekur këto këshilla që po përmendim më poshtë.
 

 Ruani  gjakftohtësinë
Të tregosh gjakftohtësi gjatë përballjes me probleme të caktuara, është një mënyrë e rëndësishme për ti mësuar fëmijëve vetëkontrollin. Në këtë mënyrë ti u jep një mesazh të qartë: “Mund të duket si moment krize, por duke ruajtur qetësinë, mund të jem në gjendje të zgjidh problemin.” Shembulli është gjithmonë mësuesi më i mirë.

 

 Krijoni një fjalori ndjenjash

Shumë fëmijë shfaqin agresion sepse nuk dinë si ta shprehin ndryshe frustrimin që ndjejnë. Ato kanë nevojë për një fjalor emocional që të shprehin se si ndihen dhe ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të krijojë një “fjalor ndjenjash”.  Ja disa fjalë të sugjeruara: i zemëruar, i nevrikosur, i frustruar, i shqetësuar, i tensionuar, nervoz, ankthioz, i irrituar, i inatosur. Shkruajini këto në një tabelë dhe kur fëmija juaj të jetë në gjendje të irrituar, përdorini këto fjalë së bashku, “duket sikur je i shqetësuar, do të flasim për këtë?”, kështu fëmija do t’i përdori ato edhe dhe në jetën e përditshme.

 Identifikimin e shenjave paralajmëruese të zemërimit

Shpjegojini fëmijës se të gjithë kanë disa shenja paralajmëruese që kuptojnë se do të zemërohen, duhet ti marrim parasysh në mënyrë që të na ndihmojnë të dalim nga problemi. Jepini shembull fëmijës për disa nga shenjat e mundshme, p.sh., të folurit me zë të lartë, skuqja në fytyrë, shtrëngimi i grushteve, rrahje të zemrës, frymëmarrje e shpejtë. Sa më shumë i ndihmojmë fëmijët të njohin shenjat paralajmëruese kur zemërimi nuk është qartësuar ende, aq më shumë ato do të jenë në gjendje të qetësohen dhe të mësojnë si të kontrollojnë sjelljen.
 

Komunikimin me veten
Një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët të ruajnë kontrollin është ti mësosh atyre ti thonë fjalë pozitive vetes në moment stresi, si p.sh., “Ndalo dhe qetësohu”, “Ruaj qetësinë”, “Merr frymë thellë”, “Unë mund ta përballoj këtë”.

 

Frymëmarrjen diafragmatike
Kontrolli i frymëmarrjes është një teknikë shumë e rëndësishme sidomos në situatat stresuese. Kur vëreni se fëmija juaj është përfshirë në gjendje ankthi apo gjendje zemërimi sugjerojini të ulet në një vend të përshtatshëm dhe të marri frymë ngadalë nëpërmjet diafragmës.

 
dua