Qysh me i ushqy flokët? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ushqy flokët?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 24 June 2020 | 12:42

Pa marrë parasysh sa të shëndosha i keni flokët ato kanë nevojë për vitamina dhe përkujdesje. E sidomos nëse i keni dëmtuar ato me ngjyra dhe me preparate të ndryshme. Andaj ne po ju rekomandojmë një maskë shumë efikase për mirëmbajtjen e tyre.

 

Përbërësit e maskës

 Gjysmë gotë jogurt 

 Gjysmë avokado 

1 luge mjaltë

 

Aplikimi

Maskën me avokado duhet ta aplikoni me kujdes në flokët tuaja. Nisni që nga rrënja e flokëve duke masazhuar deri tek majat e flokëve. Përpiquni ta shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme dhe me shumë kujdes.
 

 Përdorimi 

Një maskë e tillë si kjo me avokado, mjaltë e jogur preferohet të përdoret dy herë në javë. Në mënyrë që flokët t’i marrin gjitha vitaminat e nevojshme maska duhet të lihet në kokë për  20 minuta para se të shpërlahet. Nëse flokët tuaj janë shumë të dëmtuara duhet të vazhdoni ta përdorni këtë maskë për një kohë të gjatë.

dua