Qysh me largu erën e keqe të gojës? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me largu erën e keqe të gojës?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 18 May 2017 | 21:17
Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës: Uji: Zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët. Uthulla e mollës: Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë. Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës. Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë. Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës. Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.
dua