Qysh me largu mykun e thonjëve? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me largu mykun e thonjëve?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 09 July 2020 | 11:19

Shumë persona kanë problem me mykun e shfaqur në thonjë. Mjekët thonë se shfaqja e tij lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore që një organizëm i ka.

Megjithatë myku i thonjëve mund të luftohet edhe në kushte shtëpiake. Më poshtë ne po ju sjellim recetën e rekomanduar nga disa persona. 

Keni nevojë për:

– 4-5 lugë gjelle sodë buke

– 1 filxhan uthull të bardhë apo uthull molle

– ujë

– peshqir letre

Soda e pjekjes nuk e vret mykun. Ajo megjithatë i parandalon kërpudhat që të rriten dhe të përhapen. Uthulla është acidike, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kërpudhat që të mbijetojnë, shkruan Shije. Lëkura përreth dhe thonjtë nuk do të dëmtohen nga uthulla.

Përgatitja

1. Përzieni 1 filxhan çaji uthull me ujë të mjaftueshëm për të zhytur këmbët në të. Zhytini këmbët për 15 minuta dhe pastaj thajini me peshqirë letre.

2. Shtoni disa lugë gjelle sodë buke në ujë, të mjaftueshëm për të zhytur këmbët dhe zhytini këmbët për 15 minuta. Thajini tërësisht këmbët me peshqirë tualeti.

Bëjeni diçka të tillë dy herë në ditë. Ideja është që uthulla do të vrasë kërpudhat ndërsa soda e bukës do të ndalojë rritjen e mëtejshme të tyre.

Këshillë për rezultatet më të mira
Përpara se ta përdorni përzierjen, prisni sa më shumë të mundeni majën e thonjve me një palë gërshërë të pastra (mos i hiqni me gishta).Sigurohuni që të dezinfektoni gërshërët pasi t’i përdorni për të parandaluar mykun që të përhapet. Shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe thajini

dua