Qysh me largu zbokthin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me largu zbokthin?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 29 April 2020 | 13:36

Zbokthi është një problem që  proekupon shumë njerëz, dhe shumë prej tyre janë të mërzitur, apo të zhgënjyer nga jo efikasiteti i shumë shamponëve. Në qoftë se ky është rasti juaj, atëherë ju sjellim disa këshilla se si të heqni zbokthin në mënyrë natyrore.

Uthulla e mollës
Aciditeti i uthullës së molles ndryshon pH e kokës tuaj dhe në këtë mënyrë parandalon zbokthin.  

Soda
Lagni flokët dhe me me pak sode buke, fërkoni rrënjët e flokëve. Bikarbonati i natriumit ndihmon në zhdukjen e zbokthit. 

Vaj kokosi
Merrni 3-5 lugë vaj kokosi dhe masazhoni kokën tuaj me të. Pra, lëreni atë brenda natës dhe në mëngjes lani flokët tuaj me shampo të butë.  

Limoni
Masazhoni kokën duke përdorur dy lugë lëng limoni, dhe pastaj lajeni. Pastaj merrni një lugë gjelle lëng limoni, përzijeni me një gotë ujë dhe aplikoni këtë përzierje në flokët tuaj pasi ti bëni me shampon. Aciditeti i limonit do të ndihmojë për të balancuar pH e kokës suaj, e cila do të ju zvogëlojë zbokthin.

Hudhra
Hudhra është efektive kundër kërpudhave dhe është e përkryer për të eliminuar bakteret që shkaktojnë zbokthin. Masazhoni kokën tuaj me qepë të grimcuara dhe mjaltë. Pastaj lani flokët tuaj.

dua