Qysh me lehtësu kokëdhimbjen me tre mënyra të thjeshta? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me lehtësu kokëdhimbjen me tre mënyra të thjeshta?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shendet | 29 April 2020 | 10:07

Për shumë njerëz, dhimbja e kokës është bërë një dukuri gjithnjë e më e zakonshme. Ndonjëherë koëdhimbja është rezultat i kushteve mjekësore, por shpesh, ajo thjesht është rezultat i stresit, dehidratimit, një nate të vonët pune ose thjesht kur e ke tepruar me pijen.

 

1. Terapia e masazhit

 

Terapia me masazh është në gjendje të zvogëlojë dhimbjen kronike, si dhe të lehtësojë tensionin e muskujve që shkakton dhimbje koke. Merrni kohë për të kërkuar llojet e masazhit dhe për të marrë referenca ë besueshme për një mjek pranë jush që mund të adresojë në mënyrë efektive pikat tuaja specifike të dhimbjes.

 

2. Aplikim i napave të nxehta ose të ftohta

 

Vendosni paketën e akullit në ballin tuaj dhe /ose në faqe. Në thelb kudo ku ju vjen burimi më i madh i dhimbjes. Vetëm sigurohuni që të kufizoni aplikimet e paketave të ftohta për jo më shumë se 10 minuta në të njëjtën kohë. Nuk 

 

Për aplikimin me napa të nxehta, mund të blini një pako nxehtësie në shumicën e farmacive. Ose të bëni një vetë duke përdorur oriz të pjekur. Merrni një jastëk të vogël ose një copë pëlhure dhe mbushni rreth dy të tretat e mbushura me oriz të pjekur. Qepeni ose lidheni dhe vendoseni aty ku keni më tepër dhimbje.

 

3. Aromaterapia

 

Aromaterapia është studimi se si aroma të caktuara mund të nxisin përgjigje pozitive dhe madje shëruese në tru. 

Disa lloje erërash janë raportuar se qetësojnë dhe zvogëlojnë dhimbjen e kokës. Këto aroma përfshijnë ekstrakt mente, eukalipti dhe vaj livande. Janë lehtësisht të disponueshme në shumë dyqane lokale ushqimore shëndetësore ose në internet.

dua