Qysh me luftu aneminë me ushqimet e duhura? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me luftu aneminë me ushqimet e duhura?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 11 September 2020 | 11:42

Anemia është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut për të mbajtur oksigjen të mjaftueshëm në indet e trupit. Hemoglobina është pjesa kryesore e qelizave të kuqe të gjakut dhe lidhet me oksigjen. Nëse keni shumë pak ose jonormal qeliza të kuqe të gjakut, ose nëse hemoglobina juaj është anormale ose e ulët, qelizat në trupin tuaj nuk do të kenë oksigjen të mjaftueshëm.

 

Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i shpesht i anemisë në mbarë botë. Pa sasinë e duhur të hekurit në organizëm, trupi juaj nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm rruazat e kuqe të gjakut. Për këtë arsye është e domosdoshme që dieta juaj të jetë e pasur me ushqime që kanë përmbajtje hekuri. Shtatzania, periudha e lindjes dhe laktacioni konsumojnë sasi të mëdha hekuri dhe rezulton në anemi të lidhur me shtatzaninë.

 

Që ta luftoni aneminë ju duhet të ushqeheni ashtu si duhet. Më poshtë po ju prezantojmë disa ushqime që duhet t’i eni pjesë të dietës tuaj..

 

Mishi

Mëlçia (e derrit, pulës, gjeldetit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B. Për shembull, mëlçia e viçit ka më shumë se 600 për qind të nevojës tuaj të përditshme të hekurit dhe vitaminës B12.

 

Perimet

Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Nëse mund të gjeni hithra, kjo është një zgjedhje më e mirë. Ato kërkoni në vende të pastra dhe të pandotura. Edhe pse, është gjithashtu e dobishme të pini çaj nga hithrat – një filxhan në ditë.

 

Nga sallatat përdoreni edhe panxharin (të zier ose në pijet smoothie). Atë gjithashtu mund ta imtësoni dhe shtrydhni, dhe ta pini lëngun e freskët, por në qoftë se shija është e pakëndshme, përzieni me lëng të mollës, portokallit ose limonit. Panxhari e pastron trupin, dhe, natyrisht, është i pasur me hekur.

Frutat
Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut, transmeton Koha.net. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë. Mund të konsumoni edhe fruta të pasura me vitaminë C, për t’u siguruar që trupi juaj mund ta pranojë më mirë hekurin

dua