Qysh Me nga dua.com - Qysh me marr informata të sigurta për Koronavirusin? 

Qysh me marr informata të sigurta për Koronavirusin?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 16 March 2020 | 14:19

Frika nga Koronavirusi ka kapluar botën. Fatkeqësisht ky virus famkeq është shndërruar edhe në material për lajme të rreme. 

Prandaj është e rëndësishme që t’i merrni vetëm informatat e sakta se cilat janë simptomat e këtij virusi, rreziqet dhe format e përhapjes. Që të mos bini pre e mashtrimeve të tilla, ne ju tregojmë se qysh me marr informata te sigurta per Koronavirusin.


Nëse jeni anglishtfolës adresa më e sigurt është WHO - World Health Organization, apo në shqip Organizata Botërore e Shëndetit. Për secilën informatë që ju intereson rreth koronavirusit shfletoni këtë platformë.

 

Në anën tjetër, nëse doni të lexoni në shqip për Koronavirusin lexoni në faqet zyrtare të instituteve shëndetësore të vendit ku jetoni. Për shembull në faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë apo në faqën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.

 

Gjithashtu për dallimin e Koronavirusit nga gripi i zakonshëm, simptomat e tij dhe kurat mund të lexoni në artikujt e ndryshëm që tashmë janë publikuar në Qysh me.

 
dua