Qysh me mirëmbajt shëndetin mendor gjatë vetëizolimit prej COVID-19? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me mirëmbajt shëndetin mendor gjatë vetëizolimit prej COVID-19?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shendet | 21 April 2020 | 15:54

Këtu janë disa praktika që mund t’ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin mendor gjatë periudhës së vetizolimit.

 

Përmbajuni një rutine (aq sa të mundeni)

 

Ne e dimë se sa e rëndësishme është rutina, veçanërisht për fëmijët, në kushte normale. Është shumë mirë për shëndetin mendor e të gjithëve që të përpiqeni të mbani një rutinë deri në fund.

 

Filloni një ushtrime fitnesi në shtëpi

 

Të stërviteni në shtëpi në këto kohë është padyshim një mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të vrarë kohën e tepërt.

Ka shumë burime të ndryshme në internet që ofrojnë qasje falas të cilat ia vlen t’i shikoni.

 

Dilni jashtë në natyrë — nëse mundeni

 

Nëse jeni në periferi keni fatin të shijoni natyrën, por nëse jeni në qytet dhe është më pak e mundur, dilni për një shëtitje në park. Mos harroni të qëndroni dy metra larg nga njerëzit e tjerë dhe mbani distancimin social.

 

Pastroni shtëpinë tuaj duke hequr gjërat që s’ju duhen

 

Nëse keni kohë, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për t'u ndjerë produktiv dhe për të krijuar një ambient më minimalist. Shfrytëzojeni mundësinë e kohës së lirë duke pastruar ose organizuar shtëpinë tuaj.

 

Meditoni

 

Meditimi ka shumë hulumtime prapa tij, pasi shumica e njerëzve tani e dinë se zvogëlon simptomat e depresionit dhe ankthit, dhe madje rrit vëllimin e zonave të caktuara të trurit.

 

Socializohuni me miqtë dhe familjarët tuaj

 

Siç e përmendëm, ne jemi krijesa shumë sociale, dhe gjatë krizave është e natyrshme të dëshirojmë të mblidhemi. Meqënëse nuk mundemi, atëhere, pse të mos merrni telefonin tuaj dhe të videotelefononi familjaret tuaj. Ose dilni e bisedoni me komshiun tuaj duke dalë në ballkon.

 

Praktikoni mirënjohjen

 

Kjo nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë në këto kohë, veçanërisht nëse keni ndier efektet më brutale të pandemisë, si humbja e punës, humbja e biznesit ose sëmundja. Por, praktikimi i mirënjohjes për gjërat që bëjmë ka treguar përsëri dhe përsëri se është jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin mendor.

 
dua