Qysh me ndihmu dikënd me çrregullime në ushqim? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ndihmu dikënd me çrregullime në ushqim?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 28 April 2020 | 12:18

Ekzistojnë disa lloje të çrregullimeve të të ngrënit. Më e zakonshme është ajo që njihet si binge-eating disorder, që përfshin shqetësime emocionale për të ngrënit jashtë kontrollit.

 

Personat që ballafaqohen me këtë çrregullim hanë pa kontroll. Ata janë në gjendje të hanë shumë pica, shumë ëmbëlsira dhe gjëra të njelmëta një pas një e pastaj të ndihen fajtor pë këtë gjë.

 

Nëse vëreni diçka, reagoni butësisht 

 

Nëse një familjar apo mik i juaji ka shenja të çrregullimit dhe ju e vëreni këtë mos reagoni keq. Përpiquni ta pyesni butësisht se a është gjithçka në rrëgull me mënyrën e tyre të të ushqyerit. Përpiquni të merrni vesh nga ta sa shpesh po ndodh kjo dhe a po bëjnë ata diçka që ta ndrydhojnë këtë gjendje.

 

Jepni komplimente kur e shihni se po përpiqet

 

Nëse personi afër jush që ka çrregullime në ushqim por po përpiqet të bëhet më mirë atëherë tregohuni mbështetës. Thoni gjëra si “Jam krenar që për kaq ditë jeni kujdesur për ushqimin tuaj” ose “Bravo që po përpiqesh aq fortë për të rregulluar mënyrën tënde të të ushqyerit”.

 

Ndihmoni të gjejë metodat e duhura

 

Nëse ky person ka vullnetin të përmirësojë gjendjen aty. Hulumtoni bashkë për metodat mjeksore të rekomanduara dhe gjeni rrugën e duhur për ta ndihmuar personin me çrregullime ushqimore. Mos haroni edhe anën psikologjike të personit. Prandaj përpiquni ta ndihmoni edhe në këtë aspekt.

 

Punoni së bashku si familje

 

Gjatë trajtimit për një çrregullim të ngrënies, e gjithë familja shpesh përcakton mënyrën se si ata hanë ushqim së bashku. Kjo mund të përfshijë gjetjen e temave interesante për të gjithë për të diskutuar që nuk përqendrohen në peshë ose ushqim. Kjo do t’i ndihmojë personit në fjalë ta kalojë gjendje.

dua