Qysh me parandalu goditjen në tru? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me parandalu goditjen në tru?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 28 March 2017 | 21:15
Konsumi i ushqimeve të caktuara është i lidhur ngushtë me parandalimin ose mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve të ndryshme. Rezultatet që vijnë nga bota e shkencës janë gjithmonë e më mbresëlënëse. Studiuesit e EdipStat Intitute, Michigan (USA) kanë arritur në konkluzionin që konsumi i një veze në ditë ul me 12% rrezikun e goditjes në tru. Sipas tyre, një vezë me madhësi mesatare përmban plot 6 gramë proteina, vitamina A, E dhe D, si dhe antioksidantë shumë të dobishëm si luteina dhe zeaksantina. Studiuesit rianalizuan vëzhgimet e bëra gjatë viteve 1982-2016, ku pjesë e studimeve kanë qenë thuajse 2.760.000 persona. Vezët kanë shumë vlera ushqyese përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët ulin stresin oksidativ dhe inflamcionin, si pasojë pengojnë shfaqjen e hemeroragjisë cerebrale. 
dua