Qysh me pastru mëlçinë me pije natyrale? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me pastru mëlçinë me pije natyrale?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shendet | 16 July 2020 | 14:59

Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishmet për organizmin e njeriut. Kjo sepse kryen disa funskione në organizëm, si djegia e yndyrërave, largimin e toksinave dhe shumë të tjera.

Por, ushqimi jo i duhur dhe një stil jete jo i shëndetshëm bën që mëlçia juaj të mos funksionojë ashtu si duhet, madje edhe të dëmtohet. Përpos që duhet të hani ushqime të shëndetshme, ne ju sjellim edhe një lëng që do t’ju ndihmojë ta pastroni mëlçinë.

Përbërësit:
2 limonë
1 trangull
1 grusht majdanoz
200 ml ujë

Si ta përgatisni këtë lëng dhe si ta përdorni atë?

Vendosni të gjithë përbërësit në një mikser (blender) derisa të formoni pijen. Këtë pije konsumojeni 1 ose 2 herë në ditë, për një muaj rresht. Më pas pushoni dy javë, dhe mund ta përsërisni këtë tretje sërish.

Image

 
dua