Qysh me përgaditë hithenik? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë hithenik?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 24 April 2017 | 22:03
Përbërësit:
  • 1 kg hithëra
  • 500 gram miell misri
  • 1 qepë
  • 1 lugë kripë
  • 100 ml qumësht
  • 300 ml ajkë.
Hithërat i grijmë me anë të dorezave dhe i përvëlojmë për 4-5 minuta në ujë të valë. Në një enë tjetër grihet qepa imët dhe fërgohet në vaj derisa të zbutet. Shtojmë hithërat e kulluara. Shtojmë gjysmën e ajkës dhe përziejmë. Në një enë vendosim miellin e misrit dhe shtojmë ujë të nxehtë derisa të bëhet masa e lagur. Gjysmën e masës e vendosim në tavën ku do ta pjekim. Futet tava në furrë për 5 minuta. Nxirret tava nga furra dhe shtohet mbi masa e hithërave. Rrafshohet mirë dhe shtojmë gjysmën e brumit të mbetur. Mbi shtojmë ajkën e mbetur të përzier me 100 ml qumësht. Pjeket në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.
dua