Qysh me rregullu gjumin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me rregullu gjumin?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 07 July 2020 | 11:35

Pagjumësia por edhe gjumi i keq dhe jo i rehatshëm e shqetësojnë shumë kë. Mirëpo për mirëqenien tonë ështëshumë e rëndësishme të bëjmë gjumë të mirë.


Gjumi është tregues i shëndetit tonë. Ai është faktor që ndikon shumë në jetën tonë të përditshme. Prandaj nëse jeni duke pasur probleme me gjumin ndiqni këto këshilla.
 

Përmbajuni një orari

Në mënyrë që gjumi juaj të jetë i shëndetshëm bëni një orar dhe përpiquni ta respektoni. Mos harroni se si i rritur duhet të bëni gjumë 6-8 orë. Mësojeni organizmin tuaj të shkojë në gjumë në një kohë të caktuar dhe të zgjohet po ashtu.
 

Mos hani para gjumit
Në mënyrë që stomakun ta keni më të qetë, shmangni ushqimet 4 orë para gjuumit. Në këtë mënyrë ju nuk do të shtoni peshë por edhe do të flini më mirë. Në të kundërtën, ngarkesa e madhe në stomak do të ja u vështirësojë punën.

 

Rregulloni ambientin e gjumit
Nëse keni probleme të vazhdueshme me gjumin atëherë shikoni mos ka diçka që nuk shkon me ambientin ku flini. Ndoshta është faji i shtratit, pozitës së tij, jastakut apo dritës. Prandaj bëni disa ndryshime në ambientin ku flini dhe shihni se si kjo do të ndikojë.

 

Provoni të relaksoheni me muzikë
Të shumta janë studimet mjekësore që vërtetojnë se muzika relaksuese ndikon në gjumë të mirë. Prandaj nëse keni problem me gjumin përpiquni të flini nën shoqërimin e instrumentaleve relaksuese për gjumë. Në këtë mënyrë gjumin do ta bëni më lehtë dhe më rehat.

 
dua