Qysh me shëru aneminë në mënyrë natyrale? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me shëru aneminë në mënyrë natyrale?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 26 April 2020 | 12:17

Anemia është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut për të mbajtur oksigjen të mjaftueshëm në indet e trupit. Lajmi i mirë është se në fazat e para anemia mund të luftohet me ushqim të shëndetshëm. Më poshtë ju sjellim disa ushqime që duhet t'i konsulmoni nëse jeni anemik.

1. Hurma

Hurmë njëqind gramë hurma përmban 0,90 mg hekur. Konsumimi i rregullt i hurmës do të rrisë hemoglobinën në trup dhe do e ndihmojë aneminë.  Hurma është e pasur edhe me kalcium, bakër, magnez dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.  

 2. Molla 

Mollat përmbajnë hekur dhe komponentë të tjerë që rrisin nivelet e qelizave të kuqe në gjak. Ti shtoni panxhar mollës do të përforconi efektin e saj pasiqë përmban fibra, potasium dhe acid folik. Përgatiteni këtë duke tharë panxharin dhe duke ia heq lëvozhgën. Përziej panxharin me lëngun e mollës.

 3. Spinaqi

Kjo bimë e gjelbër është e pasur me vitaminë A, E, C dhe B9, përmban minerale si hekuri dhe kalciumi. Të hani një tas me spinaq në ditë, do e shëroni aneminë. Ju konsumoni rreth 3,2 mg hekur vetëm nga gjysma e tasit, i cili përmban edhe acid oksalik që ndikon në aftësinë e trupit për të absorbuar hekurin.

 4. Majdanoz

Majdanozi është një burim i shkëlqyer i hekurit. Një lugë majdanoz të tharë përmban rreth 5,5 mg hekur. Kjo sasi e vogël mund të japë sasinë e nevojshme që trupit i nevojitet në një ditë. Majdanozi gjithashtu është i pasur me vitaminë C, kjo gjë mund të luftojë disa nga simptomat e anemisë. 

dua