Qysh me shmangë shfaqjen e akneve? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me shmangë shfaqjen e akneve?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 23 March 2017 | 23:29
Megjithëse aknet nuk mund të parandalohen në tërësi, më poshtë do të ju japin disa hapa konkret, të cilët mund t’i praktikoni në shtëpi dhe që ndihmojnë aknet të mos përkeqësohen. – Pastrojeni dhe kujdesuni për lëkurën tuaj çdo ditë. Shmangni fërkimin e ashpër dhe larjen shumë të shpeshtë. – Shmangni djersitjet e tepërta nëse mendoni se kjo mund t’i përkeqësojë aknet. Pastrohuni shumë shpejt pas aktiviteteve që ju shkaktojnë djersitje. – Pastroni shpesh flokët tuaja nëse janë të yndyrshme. Përpiquni t’i mbani flokët larg fytyrës. – Shmangni produktet për kujdes të flokëve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera që përmbajnë yndyrë. – Mundohuni ta shmangni në maksimum prekjen e fytyrës. – Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lëndëve të vrazhda kimike, si për shembull naftës. – Përpiquni në maksimum të shmangni edhe periudhat e gjata të qëndrimit në diell, pasi që kjo ndihmon aknet dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Përdorni produkte për mbrojtje nga dielli.
dua