Qysh Me nga dua.com - Qysh me shtu peshe ne menyre te shendetshme? 

Qysh me shtu peshe ne menyre te shendetshme?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shendet | 13 March 2020 | 14:27

Nese jeni nje nga ata personat qe jane nen-peshe, e dini se sa e veshtire eshte per te shtuar ca kile. Por siç perben problem per te humbur peshe, nje planifikim i vogel dhe vemendje ne ushqim te mire mund t'ju ndihmoj te shtoni peshe.

E keni te veshtire te shtoni peshe? Nese po, ndoshta ua keni zili familjes dhe shoqerise. Ju duket se edhe nese konsumoni shume çokollata dhe hamburgera, prape nuk mund te shtoni ndonje kile.

Edhe Ken Chuk eshte i ketij mendimi. Ai esthe menaxher i financave, 32 vjeçar, i cili deshiron ta kete mundesine te veshe kostumin e punes dhe te duket njesoj si koleget e tij. Metabolizmi i shpejt i tij si dhe tendenca qe te ndihet i ngopur me porcione te vogla, e bejne te veshtire per te qe te shtoj peshe. Me nje gjatesi 1.80 m dhe me peshe 63 kg.

Ai ka provuar te ngreje pesha, te marre proteina, si dhe te ushqehej rregullisht me akullore apo embelsira -- mirepo ishte e kote. "Te gjithe ne familjen time jane te dobet," shpjegon banori i New Yorkut. "Kam hequr dore nga tentativa per te shtuar peshe sepse e kam kuptuar qe kjo do te ndodhe ne menyre natyrale." 
Ç'te keqe te jeni i holle kur nuk llogaritet si fenomen problematik krahasuar me peshen e tepruar?

E verteta eshte qe te qenurit nenpeshe mbart rreziqet e veta

Ata qe jane shume te dobet zakonisht kane sistem imunitar me te dobet, duke i bere te prirur ndaj infeksioneve. Si dhe rekuperohrn shumr ngadal nga semundjet. Kane masa te vogla te muskujve, floke jo ideale, dhembe te demtuar etj.
Mund te kene probleme ne rregullimin e hormoneve, si dhe femrat mund te kene probleme me ciklin menstrual.
E gjitha kjo mund te shmanget duke mirembajtur peshen ne menyre te shendetshme, e cila edhe variron nga personi ne person.

Pse kaq te dobet?

Ka shume arsye se pse njerezit mund ta kene te veshtire te shtojne peshe. Gjenet normalisht luajne rol, por edhe personalitetet individuale si dhe ambienti mund te jene faktor te rendesishem. Shpesh here njerezit mendojne se kane metabolizem te shpejt, po kjo nuk eshte gjithmone e vertet. Ata mund te jene me shume aktiv fizikisht.

Per shembull, ka njerez qe levizin larte e poshte me shume, duke djegur me shume kalori se sa qe marrin. Ky nivel i aktivitetit fizik nuk eshte gje e keqe, por te qenurit te vetedijshem eshte e rendesishme per te kuptuar faktoret qe ndikojne ne peshen e personit.

Pastaj ka nga ata qe e humbin oreksin, perjetojne ndryshim ne metabolizem, si dhe humbin mase ne muskuj shpejt per shkak te arsyeve si semundja, dhimbja kronike, depresioni, stresi, si dhe efektet anesore te droges.

Menyrat e Rekomanduara per Shtimin e Peshes

  • Hani ushqim me nivel te larte kalorie, vitamina, minerale, dhe jo me yndyre apo sheqer te larte.

  • Nese ngopeni shume shpejt, provoni te kombinoni lloje te ndryshme te ushqimit ne menyre qe t'ju duket me e pasur menuja dhe rrjedhimisht te jete me e shijshme per ju.

  • Mos pini lengje gjysem ore para dhe pas ngrenjes.

  • Pini lengje te perziera (molle/pjeshke/portokall/banane dhe jo leng te vetem nje fruti) per te marr me shume kalori.

  • Provoni sasi te vogel te alkolit (nje gote vere, apo nje shishe te vogel birre) para ngrenjes, pasi kjo mund te stimuloj oreksin. Mirepo, kjo nuk vlen nese jeni nen regjimin e medikamenteve.

  • Hani midis vakteve. Arra, fruta te thata, si dhe jogurti jane opsione te mira, por eshte e rendesishme qe ju te zgjidhni ushqime me vlera ushqyese qe jane te shijshem per ju.

  • Para gjumit hani ndonje tost me gjalpe.

dua