Qysh me stabilizu presionin e gjakut? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me stabilizu presionin e gjakut?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 26 May 2017 | 23:10
Tre gota çaj në ditë jo vetëm mund të reduktojnë presionin e gjakut, por edhe minimizojnë variacionin gjatë natës, sipas shkencëtarëve. Çaji është i dobishëm kryesisht për shkak të flavonoidit, antioksidantë që pengon sëmundjet kardiovaskulare. Presioni i lartë i gjakut rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës. "Është e provuar tashmë se çaji është i mirë për shëndetin e zemrës, dhe është pikë kryesore e zbulimit të lidhjes në mes çajit dhe shkakut kryesor të sëmundjeve të zemrës. Ne kemi treguar se konsumimi i çajit të zi ul presionin e gjakut dhe variacionin e saj gjatë natës," tha Jonathan Hodgson, profesor në Universitetin e Australisë Perëndimore. Duke ju falënderuar flavonoidit, çaji i zi ndikon në mirëqenien e shëndetit në shumë mënyra, dhe kjo është veçanërisht e mirë për zemrën. Pirja e tre ose më shumë gota të çajit të zi në ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit.
dua