Qysh me u mbrojtë nga alergjitë e pranverës? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u mbrojtë nga alergjitë e pranverës?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 30 March 2020 | 13:17

Teksa bën ringjalljen e natyrës stina më e bukur e vitit, pranvera, sjell edhe disa alergji. Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni. Bimët lëshojnë këto kokrriza të vogla në ajër për të bërë fertilizimin e bimëve të tjera. Kur poleni arrin në hundët e dikujt që është alergjik, shkakton një situatë alerti për sistemin imunitar.

 

Bllokim i hundëve, lotim i syve. Tështima, kollë, kruarja e syve dhe hundës dhe rrathë të syve janë disa nga simptomat e alergjive.

 

Mirëpo qysh me u mbrojtë nga poleni dhe alergjitë e tjera të pranverës?

 
  1. Qëndroni në ambiente te mbyllura në ditët me erë dhe veçanërisht në mëngjes.
  2. Mbani dyertë dhe dritaret e shtëpisë të mbyllura në muajtë e pranverës ose mbani një pastrues ajri në shtëpi.
  3. Pastroni filtrat e kondicionerit. Po ashtu edhe raftet në shtëpi, aty ku poleni mund të mblidhet.
  4. Lani flokët pasi jeni kthyer nga jashtë sepse poleni shpesh depozitohet aty.
  5. Pastroni me fshesë me korrent  të paktën dy herë në javë. Kështu mund të pastroni polenin dhe pluhurin që mund të jetë grumbulluar në shtresat e shtëpisë.

 


 
dua