Qysh me u qetësu shpirtërisht? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u qetësu shpirtërisht?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shendet | 26 March 2020 | 13:30

Krahas shëndetit fizik edhe shëndeti mendor është tejet i rëndësishëm për mirëqenien tonë. Prandaj nëse nuk po ndiheni të qetë shpirtërisht punoni urgjentisht në këtë drejtim!


Më poshtë lexoni disa mënyra se qysh mundeni me u qetësu shpirtërisht.

 

Praktikoni frymëmarrjen dhe meditimin

 

Teknikat e frymëmarrjes dhe meditimit janë për t’u përqendruar në ndjenjat e brendshme.  Thithja dhe nxjerrja e frymës ndihmon mendjen të shpërqendrohet nga prblemet dhe të rifitojë qetësi të plotë. Përpiqu të praktikosh meditimin rregullisht dhe do të mësosh të qëndrosh e qetë pavarësisht sa e shqetësuar dhe e çmendur mund të jetë jeta. Ti mund të meditosh edhe në punë gjatë një pushimi. Do të ndihmojë të karikohesh dhe ta rimarrësh punën më me zell.

 

Dëgjoni muzikë, lexoni ose thjesht ecni në natyrë

 

Arti është ilaq i shpirtit.Në këso raste muzika është mikja jonë më e mirë. Prandaj gjeni pak kohë të dëgjoni muzikë që juve ju qetëson. Lexoni libra. Poezi, tregime, romane. Qoftë edhe përmbledhje me këshilla. Çfardo që juve ju pëlqen. Lëri artin të ju ndihmojë në gjetjen e qetësisë shpirtërore. Edhe natyra mund të ju ndihmojë shumë. Ecni, vraponi ose vetëm dilni dhe uluni në një stlol diku në natyrë. Ndoshta ju tingëllon si gjë shumë e thjesht por ndihmon shumë!

 

Mos e lodhni vetën me njerëz toksikë

 

Njerëzit që ju rrethojnë ndikojnë në mënyrën se si mendoni, ndiheni dhe silleni. Angazhimi me njerëz që gënjejnë, bëjnë thashetheme, përqeshin ose mashtrojnë merr një taksë në mirëqenien tuaj. Njerëzit mendërisht të fortë nuk e humbasin energjinë e tyre duke u përpjekur të ndryshojnë njerëzit toksikë. Ata krijojnë kufij të shëndetshëm emocionalë dhe fizikë. Kështu bëni tash e tutje edhe ju!

Mos e fajsoni vetën

 

Të mendosh se çdo gjë është 100 për qind faji yt - nuk ka rëndësi nëse kjo është një marrëdhënie e dështuar ose një aksident - do të ndikojë në mënyrën se si e sheh veten dhe botën rreth jush. Nuk mund të parandalosh gjithmonë që gjërat e këqija të ndodhin. 

 
dua