Qysh me vepru nëse dyshojmë se kemi Koronavirus? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me vepru nëse dyshojmë se kemi Koronavirus?

Qysh Me Qysh Me | Shendet | 12 March 2020 | 10:31

Nëse keni simptoma të Koronavirusit dhe ende nuk keni konfirmimin e mjekut apo nuk keni pasur mundësi ta bëni analizën, janë disa masa që duhet t’i ndërrmerrni me patjetër!

  • Së pari dhe më e rëndësishmja, përpiquni që sa më shpejt ta konfirmoni gjendjen tuaj shëndetësore, se a keni apo jo Koronavirus!
  • Qëndroni në shtëpi, përveç kur dilni për të marrë kujdesin mjekësor. Shmangni të gjitha daljet në publik. Përfshirë edhe shkuarjen në shkollë apo punë!
  • Para se të shkoni tek doktori telefonojeni atë dhe tregoni se po dyshoni që keni Koronavirus. Kjo ndihmon zyrën e mjekut të ndërmarrë hapa për të mbrojtur pacientët e tjerë nga infektimi ose ekspozimi.
  •  Në këtë rast patjetër duhet të vendosni një maskë në fytyrë gjatë githë kohës. Kësisoj ju mbroni personat rreth jush!
  • Shmangni përdorimin e gjëra të përbashkta shtëpiake në mënyrë që të mos i rrezikoni anëtarët tjetër të familjes. 

Për të mësuar se çfarë simpomash e dallojnë Koronavirusin nga gripi i zakonshëm lexoni edhe këtë artikull.


 
  • TAGS
  • #
dua