Qysh me dit pse duhet me përdor enë guri për gatim? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me dit pse duhet me përdor enë guri për gatim?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Shtepiake | 13 May 2020 | 13:18

Për ata që jane të apasionuar ndaj gatimit dhe jo vetëm e dinë mirë se sekreti i një gatimi të shkëlqyer janë enët e gatimit. Po, pikërisht ashtu. Para shumë kohësh vlerësoheshin shumë enët e bakrit, por tashmë enët e gurit kanë marrë më tepër vëmendje kohët e fundit. 

 

Ja cilët janë disa vlera të enëve të gurit:

 

- Nga ana estetike, ngjyra gri dhe e zezë japin efekt më të pëlqyeshëm për syrin. Kanë peshë relativisht të lehtë.

- SIpërfaqja e fortë e gurit ofron qëndrushëmri të lartë.

- Materiali i brëndshëm i tiganit është jo-ngjitës, ndaj pastrohet lehtë.

- Performanca në gatim është 3 herë më e mirë se tek materialet e tjera.

- Materiali i gurtë duron nxehtësi të lartë, pa patur frikë se digjet apo thyhet si enët e qelqit.

- Baza e tashë dhe e farkëtuar e aluminit, shpërndan njëtrajtësisht nxehtësinë.

 

Disa këshilla se si t’i përdorni enët e gurit:

 

- Kur i pastroni enët e gurit e mira do të ishte të mos përdornit tel enësh ose grryes metalik.

- Rekomandohet të shtoni një lugë vaji para cdo përdorimi të enëve të gurit, që të kenë performancë më të mirë.

- Kur zjeni mish apo perime në një enë guri, hidheni kripën vetëm pasi uji të ketë valuar. Kjo sepse depozitat e kripës në pjesën e poshtme të enës mund të gërryejnë gurin.

- Përdorni lugë druri për të përzjerë gjellën tuaj. Edhe pse enë prej guri, metali është gjithnjë një element goxha gërryes, ndaj mundohuni ta shmangni.

 

Me kujdesin e duhur dhe jo me shumë mundim, mund të keni enë jetëgjata të cilat do t’ju dhurojnë ushqime me shije fantastike.

dua