Qysh me i pastru xhamat e dushit? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i pastru xhamat e dushit?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shtepiake | 10 June 2020 | 15:20

Dyert me xhama të dushit janë shumë të bukur mirëpo kur vjen puna të mirëmbatja e tyre gjërat vështirësohen.

Ata preken me sapun, njolla uji apo çarje të ndryshme që ju ndodhin. Prandaj pastërtia dhe shkëlqimi i tyre bëhet i vështirë. Mirëpo me disa teknika të thjeshta ju mund ta arrini.
 

Përdorni sprej për pastrim çdo ditë

Nëse i pastroni çdo ditë me sprej xhamat e dyerve të dushit tuaj mbajtja e tyre pastërt do të jetë edhe më e lehtë. Së pari pastroni me sprej xhamat sa të jenë të tharë e pastaj çdo ditë pas çdo dushi. Sepse nëse dëshironi të mbani një kabinë banjoje me xhama pastrimi çdo dy javë do të ju mjafton. Mirëpo lajmi i mirë është se një sprej të tillë mund ta përgatitni edhe vet në shtëpi.

 

Përbërësitë për sprejin dezinfektues

¼ gotë uji

¼ filxhan uthull të barhdë

¼ alkool 95%

15 pika vaj esencial
 

Këto të gjitha përzeni në një shishe për sprërkatje dhe përdoreni për t’i pastruar xhamat tuaja. Kjo përzierje do t’i eleminojë të gjitha shenjat në xhamat tuaj të dushit.

dua