Qysh Me nga dua.com - Qysh me kriju shampo kundër pleshtave? 

Qysh me kriju shampo kundër pleshtave?

Qysh Me Qysh Me | Shtepiake | 20 February 2017 | 20:21
Mirëmbajtja e kafshëve shtëpiake mund të jetë e kushtueshme, si dhe duhet kujdes i shtuar. Për të larguar pleshtat nga kafshët, dhe për të parandaluar kthimin e tyre mund të përgaditni këtë shampo, përbërësit për të cilin gjithsesi se i keni në shtëpi. Përbërësit:
  • ½ gote ujë
  • ¼ e gotës uthull e bardhë e distiluar
  • ¼ e gotës deterxhent enësh.
1.Vendosni ujin në një shishe të sapunit të lëngshëm. 2.Shtoni uthullën. Uthulla ndihmon në mbytjen e pleshtave dhe gjithashtu parandalimin e kthimit të pleshtave në të njejtin vend. 3.Shtoni deterxhentin e enëve. 4.Vendoset kapaku në shishe dhe përzihen përbërësit.  
dua