Qysh me largu erën e mykut? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me largu erën e mykut?

Qysh Me Qysh Me | Shtepiake | 08 February 2017 | 23:07
Për të larguar erën e mykut ekzistojnë disa mënyra: 1.Për të larguar erën e mykut nga rrobat, futni rrobat në lavatriqe dhe shtoni 1 gotë uthull në të cilën i lejoni rrobat të qëndrojnë për 30 minuta. Lahen pastaj rrobat si zakonisht. 2.Për të larguar erën nga pajisjet shtëpiake pastroni me ujë të ngrohtë dhe 1 lugë sodë bikarbone. 3.Për të larguar erën e mykut nga këpucët vendosni sodë bikarbone brenda këpucëve. Futni këpucët në një qese plastike dhe futini në friz gjatë natës.
dua