Qysh me ngjyros një dhomë shpejt? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ngjyros një dhomë shpejt?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shtepiake | 15 April 2020 | 10:26

A keni provuar ndonjëherë t’i ngjyrosni vet dhomat e shtëpisë apo baneses tuaj? Një gjë të tillë mund ta bëni me lehtësi nëse ndiqni disa teknika që edhe profesionistët i aplikojnë.

Tani meqë jemi në sezonin ku zakonisht na pëlqen t’i kryejmë këto punë nëpër shtëpi, po ju sjellim këto udhëzime që ju ndihmojnë. Këto këshilla janë dhënë nga veterani i pikturës Bill Nunn. Bill është një piktor veteran dhe presidenti i William Nunn Painting. Truket dhe teknikat që ai tregon këtu vijnë nga 32 vjet përvojë në pikturimin e qindra shtëpive dhe apartamenteve. 
 

Pastroni së pari me një sfungjer

Para se të filloni ngjyrosjen duhet të pastroni me një sfungjer muret. Gjithashtu edhe kornizat që i keni brenda dhomës. Kjo do  t’i pastrojë muret nga yndyra e tyre. Pastaj ngjyrosja do të jetë më e lehtë.

Hiqni copëza nga ngjyra
 

Edhe nëse e hapni ngjyrën menjëherë pasi ta keni sjellë në shtëpi nga dyqani i ngjyrave, mund të keni akoma copëza të vogla ose fillesa të bojës së fortë në të. Nëse ato përfundojnë në mur, ju do të duhet t'i hiqni ato dhe të rishikoni zonën. Kështu që harxhoni dy minuta duke shmangur ato. Përzijeni mirë ngjyrën dhe nëse ka nevojë hollojeni.

 

Lyni së pari rrethet e dritareve
 

Kufizoni dritaret me letër ngjitesë dhe lyeni së pari rrethet jashtë tyre. Kështu i mbroni ato dhe lyeni qoshet që janë ndër pjesët më të vështira. Këto pjesë natyrisht lyhen me brushë të vogël.

 

Tregoni kujdes me tavanin
 

Pas dritareve tavani është pjesa tjetër që duhet ta lyeni. Për shkak të lartësisë është një nga pjesët më të vështira. Kështu që me tavanin kujdes dy gjëra: Gjatësinë e brushës me të cilën lyeni ta keni aq sa ju duhet dhe  ngjyren ta keni të hollë.
 

Kufizoni edhe muret si dritaret
 

Edhe qoshet e mureve, sikur dritaret, duhet t’i kufizoni para se t’i lyeni që ta mos e dëmtoni dyshemenë. Pasi t’i keni lyer qoshet filloni me tërsinë e murit. Kujdesuni që ngjyra të jetë e një trajtshme.

Mbuloni ngjyrën për ta mbajtur të freskët

 

Nëse bëni pauza më të gjata se 10 minuta gjatë ngjyrosjes atëhërë mbulojeni ngjyrën. Me kapakun e saj ose me ndonjë foli. Sepse nëse e lini hapur pa e përdorur për një kohë të gjatë ngjyra do të thahet dhe ndoshta edhe do të trashet. Kështu që mbrojeni atë duke e mbuluar gjatë pauzave.

dua