Qysh me organizu dollapin? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me organizu dollapin?

Qysh Me Qysh Me | Shtepiake | 05 April 2020 | 17:05

E pranuam apo jo, shumicës prej nesh rrobat shumë shpesh na përfundojnë në një karrike në dhomë. Në pritje që të lahen. Numri  i tyre në karrike vjen e shtohet secilën ditë. Dollapi na bëhet lëmsh. Mirëpo si mund ta evitojmë këtë? 

 

Ja disa këshilla të thjesht se qysh me organizu dollapin tuaj:

 

Hudhni rrobat që s’i përdorni më

 

Me siguri edhe dollapi juaj ka rroba që nuk i keni veshur qe dy vite. Largimi i rrobave që më s’i veshim është një proces i vështirë. Mirëpo është i domosdoshëm nëse duam një dollap të organizuar mirë. Prandaj këtë gjë bëjeni të parën. Largoni nga dollapi të gjitha rrobat që s’i veshni më. Kështu do ta reduktoni dukshëm numrin e tyre dhe organizimi do të jetë më i lehtë.

 

Gjeni një mënyrë që të varni sa më shumë rroba

 

Dollapat që kanë shumë hapësirë për varjen e rrobave ja u lehtësojnë jeten. Prandaj kujdesni që të varni sa më shumë rroba që mundeni. Kësisoj ato duhet t’i pastroni dhe hekurosni paraprakisht. Një punë jo ë lehtë por kur të vijë koha t’i përdorni do të jenë gati. Kështu do t’i jeni mirënjohës vetës!

 

Organizoni rrobat sipas ngjyrave

 

Nëse i varni ose palosni rrobat sipas ngjyrave do ta keni shumë më të lehtë t’i gjeni në dollap. Mund të filloni nga ngjyra e zezë për të vazhduar pastaj me gjithë ngjyrat dhe nuancat e tjera. Kujdesuni që t’i shihni të gjitha rrobat edhe pasi t’i palosni. Kjo do të ja u lehtësojë gjetjen e tyre për përdorim.

 

Organizoni në kuti të vogla sendet e imta

 

Përdorni kuti të vogla për të organizuar sendet e imta të garderobës tuaj. Edhe organizimi i këtyre të fundit ndonjëherë është problem. Mirëpo nëse i ndani ato në grupe dhe i fusni në kuti më të vogla atëhere ato nuk do të përzihen me të tjerat dhe gjetja e tyre do të jetë shumë më e lehtë për ju.

 
dua