Qysh me pastru dhomën sa më shpejt? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me pastru dhomën sa më shpejt?

Qysh Me Qysh Me | Shtepiake | 01 June 2020 | 10:18

Pastrimi i dhomës mund të ju merr shumë kohë, megjithatë në këtë artikull do të mundohemi të ju tregojmë se si ta pastroni dhomën tuaj në një mënyrë të shepjtë.

Pregatisni një listë me këngët tuaja të preferuara. Mundësisht të jenë këngë që ju shtyjnë t'i bëni gjërat më shpejtë. Por, mos e përdorni telefonin për muzikë, pasi mund t'ju vijnë mesazhe dhe t'ju hutojnë, e kjo do ju merr shumë kohë.

Vendoseni një shportë të vogël për mbeturina në dhomë, dhe hidhini të gjitha mbeturinat e vogla aty. 

Palosni rrobat tuaja. Vendosini në dy "grupe", të pastra dhe të ndotura. Të ndoturat i vendosni në koshin e të ndoturave, kurse të pastrat në dollap. Largoni të gjitha këpucët që i keni në dhomë, sepse mund të shkelni mbi to e mund t'ju pengojnë. 

Largoni gjërat që i takojnë dhomave tjera, dhe vendosini në vendin e duhur.(P.sh. ndonjë dekorim që i takon dhomës së ditës etj.)

Gjithçka që është e panovjshme nëpër dysheme kapeni dhe hiqeni. Filloni nga një anë e dhomës në tjetrën.

Përdoreni fshesën elektrike. Mos harroni të fshini edhe poshtë. Rregulloni krevatin dhe çdo gjë tjetër që ka nevojë për sistemim.

Freskoni dhomën me ndonjë sprej apo aromë freskuese. Një aromë e freskët është gjihtmonë e mirë për dhomën, përveç nëse jeni alergjik.

Mbajeni dhomën të rregullt Vendosja e gjërave në vendin e duhur dhe heqja e atyre që nuk ju duhen gjatë pastrimit, ju kursen shumë kohë për çdo pastrim që bëni. shtratit dhe qoshet e dhomës. 

 
dua