Qysh me u kujdes për lulen aloe vera? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me u kujdes për lulen aloe vera?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Shtepiake | 03 June 2020 | 10:40

Besoj të gjithë keni dëgjuar për benefitet që mund të kemi nga lulja aloe vera. Ajo cilësohet si një i një nga bimët më të mira për pastrimin e ajrit.

Aloe vera është edhe shërues natyral e cili i qetëson plagët, lëkurën e djegur dhe inflamacionet. Mirëpo që ajo të rritet e shëndetshme duhet të kujdeseni mirë për të. Më poshtë po ju japim disa udhëzime se si mund ta rrisni një aloe vera me sukses.

Ujitja
Ujitja e saj duhet bërë kur sipërfaqja e dheut përthahet ose një herë në javë. Uji duhet derdhur ngadalë deri sa pjesa e tepërt të dalë nga zona e poshtme e saksië.

 

Fertilizimi
Nga prilli deri në shtator, bima e aloe verës pëson një zhvillim të fortë.Ju mund ta ndihmoni bimën e mrekullueshme të rritet duke e ushqyer me pleh organik dhe fertilizues të pasur.

Zhvendosja
Gjatë rritjes, bima ka nevojë të zhvendoset në një saksi më të madhe në mënyrë që të zgjasë për vite të tëra. Nëse bima që keni blerë, ka ardhur në një vazo më të vogël, atëherë transferojeni bimën në një vazo më të madhe që ka vrima në fund duke mundësuar kullimin e ujit të tepërt. Pjesa e gjetheve të bimës duhet të dalë direkt mbi sipërfaqe. Këtë të fundit, mund ta pasuroni me guralecë të vegjël të cilët ruajnë lagështinë dhe krijojnë kushtet natyrale të rritjes.

dua