Si të transferoj kredi në A1 mobile?

nga Argjenda Selmani

Nëse ndodheni në Maqedoni dhe pyetja juaj është “Si të transferoj kredi në A1 mobile?” atëherë ne mund t’ju ndihmojmë!

Në A1 mobile shërbimi i transferimit të Kreditit nga Postpejd në Pripejd ju mundëson të transferoni kredit telefonik nga postpejd në çdo numër me parapagesë.

E gjitha çka ju duhet të bëni ështe të dërgoni një SMS në 1443 me tekst “DOPOLNI” dhe shtoni numrin A1 me parapagesë (në formatin 07ххххххх) dhe shumën e kreditit të telefonit. Ju lutemi vini re se shuma minimale e rimbushjes është 100 denarë, dhe maksimumi është 300 denarë për një mbushje të vetme!

P.sh. për të transferuar kredi në A1 mobile veproni kështu:

Për të plotësuar 300 denarë në numrin e telefonit 077123456, SMS-ja e mbushjes duhet të duket si vijon: “DOPOLNI 077123456 300”

kredi ne A1 Mobile

Transferimi i kredisë nga numri me parapagesë në numrin me parapagesë nuk është i mundur.

Përpos ‘Si të transferoj kredi në A1 mobile?’ njerëzit pyesin shpesh edhe ‘Cili është balanca e kredisë së telefonit tim?’

Ju mund të kontrolloni gjendjen e kredisë tuaj të parapaguar si më poshtë:
Nëpërmjet “Mojot A1”, duke shfaqur gjendjen e kreditit të telefonit tuaj me parapagesë në faqen kryesore;
Duke futur kodin *101# dhe duke shtypur butonin e thirrjes;
Duke telefonuar 1770, më pas zgjidhni 1 dhe do të dëgjoni gjendjen aktuale të kredisë së telefonit dhe vlefshmërinë e tij.

Një pyetje e shpesht është edhe ‘Cila është vlefshmëria e kartës sime me parapagesë?’

kredi ne A1 mobile

Vlefshmëria fillestare e kartave të reja SIM me parapagesë është 365 ditë + 90 ditë periudhë mospagimi.
Vlefshmëria mund të zgjatet në varësi të shumës së rimbushjes, si më poshtë:
Mbushja me 100 denarë do të zgjasë vlefshmërinë edhe për 90 ditë të tjera,
101 denarë – Mbushja me 499 denarë do të zgjasë vlefshmërinë edhe për 180 ditë të tjera,
Mbushja prej 500 denarë ose më e lartë do të zgjasë vlefshmërinë edhe për 365 ditë të tjera.

A e dini se…

A1 Mobile Maqedonia është anëtare e Grupit A1 Telecom Austria. Një ofrues kryesor i zgjidhjeve të komunikimit dhe dixhital në Evropën Qendrore dhe Lindore. Operon në shtatë vende dhe ofron shërbime për rreth 24 milionë klientë. Më shumë se 1.100 punonjës që punojnë nën markën A1 janë të përkushtuar vazhdimisht për të ofruar përvojën më të mirë të përdoruesit për më shumë se 1.200.000 klientë.

A1 Mobile është një kompani telekomunikacioni e fokusuar në zhvillimin dhe ofrimin e zgjidhjeve dixhitale konvergjente dhe të sofistikuara. Ata plotësojnë të gjitha nevojat e komunikimit të klientëve rezidencialë dhe të biznesit. Gjithashtu edhe nevojat e komunikimit të çdo familjeje moderne.