Si të transferoj kredi ne vodafone?

nga Flogerta Driza

Si të transferoj kredi ne vodafone? Për të transferuar kredi ne vodafone, kini parasysh se shuma duhet të jete e plotë dhe shumefishat e 10-es. Për shembull 100 lekë, ore 200 lekë, 500 leke e kështu me radhë.

Në rast se do transferoni euro, duhet të jëtë shumë e plotë si për shembull 1 euro, 1.5 euro e kështu me radhë.

Si të transferoj kredi ne vodafone?

Për të transferuar balancën tënde drejt një numri tjetër Vodafone së pari shkarko My Vodafone app në App Store ose Play Store. 

Më pas hyr në My Vodafone app duke përdorur numrin tuaj si username dhe shënoni një fjalëkalim. Pasi të keni kryer llogarinë tuaj, hyni në të dhe shkoni tek menuja duke rrëshqitur poshtë derisa të arriti tek Shërbime Bazë.

Atje keni mundësinë të rimbushni një numër tjetër. Nëse kryeni atë shërbim përfitoni 10gb falas prej Vodafonit. 

Nëse nuk keni kredi në kartën tuaj të debitit për të trasferuar tek numri tjetër por keni në llogarinë e numrit tuaj atëhere veproni kështu. 

Shkoni tek Shërbimet SOS dhe pasi ta klikoni tek Vodafone Share do keni mundësi të trasferoni deri në 2GB Internet tek një numër që zgjidhni. Deri në 1200 lekë limiti ditor ose 3000 lekë limiti mujor. Nëse nuk keni asnjë nga të dyja mund të trasferoni Vcoin nga ku mund të kryeni deri në 3 trasferta ditore me një limit transferte deri në 1500 Vcoin në ditë ose 2000 Vcoin në muaj.