Speca te Mbushur

nga Argjenda Selmani

Perberesit per 3-4 persona:

  • 6 speca te madhesise mesatare
  • 2 qepe mesatare
  • nje thelb hudhre
  • nje doze 250g salce domateje
  • 250-300gr oriz/risotto
  • rigon
  • piper i zi
  • kripe

Gatimi:

Specave, pasi te jene lare e thare, ju hiqet bishti dhe pastrohen nga farat. Renditini ne taven ku do i piqni, dhe filloni te pergatitni mbushjen. Kaurdisni qepet e prera holle dhe hudhrat e shtypura ne vaj ulliri te nxehur ne zjarr te forte. Kur te kene marre ngjyre te arte shtoni salcen e domateve. Ulni temperaturen e gatimit ne mesatare. Kur domatet ta kene humbur lengut shtoni orizin. Hidhini uje deri sa te mbulohet orizi. Lereni te zjeje derisa orizi te zbutet pak. Shtojini here pas here uje. Kur orizi te jete bere paksa i pertypshem, shtojini kripen, piperin dhe rigonin.Mos e teproni me rigonin se i heq shijen. Shtojini nje gote me uje. Perziejini te gjitha mire. Mbushni specat. Tepricen e mbushjes shperndajeni midis specave dhe anash tyre. Vereni taven me specat e mbushur te piqet ne 220°C. Kontrollojeni here pas here per uje dhe shtoni ujin ne se eshte e nevojshme. Piqeni derisa specat te marrin nje ngjyre te lehte kafe ne te dyja anet.
 
Ju befte mire!
banner