Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë – Mrekulli e vërtetë nga furra!

nga Argjenda Selmani
Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë – Mrekulli e vërtetë nga furra! Perimet e pjekura në furrë apo në skarë japin aromë dhe shije të veçantë. Kjo recetë është e thjeshtë por tepër e shijshme!

Përbërësit për speca të pjekur:

  • 4 speca gogozhare
  • 50 ml vaj
  • kripë
  • piper
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 ajkë e thartë.

Përgatitja

Para se të përgatisni specat, pastrojini mirë. Vlojini për pak minuta në ujë të nxehtë dhe hiquani lëkurën. Nëse doni të mbani lëkurën e tyre, mund edhe të mos ua hiqni. Këtë e sugjeroj më tepër për ata që kanë probleme me stomakun. Nxehni furrën në 200 gradë Celsius dhe enën për pjekje lyeni me vaj.
  • Lani specat, qitni kripë dhe piper dhe vendosni në enë për pjekje. Piqni në furrë 35 – 40 minuta derisa specat pjesërisht të marrin ngjyrë të errët.
  • Kur të piqen, lyeni me ajkë të thartë dhe hidhini sipër hudhrën e grirë.
Kaq ishte receta e thjeshtë e këtij gatimi që do t’ju bëj të lëpini gishtat. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Dobitë e specave

Speci i ëmbël dhe ai djegës janë një aleat i rëndësishëm në përpjekjet e gjithkujt për të një peshë të ekuilibruar. Kapsaicina, një substancë që i bën specat djegës, fuqizon metabolizmin dhe pengon formimin e plotë të qelizave dhjamore. Edhe specat e ëmbël kanë në përmbajtjen e tyre një element të njohur si CH-19. Ai i ngjan kapsaicinës dhe ka të njëjtin efekt kundër qelizave dhjamore përveç ndjesisë djegëse.

Mban nën kontroll kolesterolin

Kapsaicina që gjendet tek specat djegës ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak. Sa më djegës speci aq më shumë kapsaicinë ka e si rrjedhojë aq më efektive është çdo përpjekje për të ulur kolesterolin.

Lufton artritin

Nëse konsumon gjysëm filxhani çaji me speca të grirë (të kuq ose të verdhë) ke marrë dyfishin e dozës ditore me vitaminë C. Njerëzit që kanë doza të ulëta të kësaj vitamine në organizmin e tyre janë trefish të rrezikuar nga artriti.

I bën mirë zemrës

Një filxhan çaji me speca të gjatë përmban 36% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 10 përqind folat. Specat e kuq dhe specat e verdhë kanë respektivisht 35% dhe 20% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 7% dhe 10% të dozës ditore të folatit. Sa më i pasur të jetë ushqimi juaj me këto përbërës, aq më i ulët është rreziku për infarktin, sëmundjet koronare dhe të zemrës në përgjithësi.