Specat e mbushur me djathë!

nga Argjenda Selmani
Specat e mbushur me djathë janë recetë e shkëlqyeshme për drekë verore. Janë shumë të shijshëm dhe gatuhen shpejt. Shumë lehtë përgatiten, ndërkaq ajo që është më e mira mund t’ju sigurojnë marrje të mjaftueshme të vitaminave me shumë pak kalori, transmeton Qysh Me.

Përbërësit për specat e mbushur me djathë

  • 7 speca gogozhare;
  • 600 g djathë të imët;
  • 2 domate;
  • vaj;
  • kripë;
  • 2 vezë.

Përgatitja

Specat lani dhe hiqjani farat. Në një enë për përzierje bashkoni djathin dhe vezët, qitni kripë dhe përzieni mirë. Me këtë përzierje mbushni specat në enë të vajosur dhe piqni në furrë të nxehur në 200 gradë derisa specat të marrin ngjyrë të gështenjtë.

Rëndësia e djathit në ushqim

Tretshmëria e djathit është gati e qind për qindtë. Organizmi përdor më lehtë proteinat nga djathi sesa ato nga qumështi. Gjatë prodhimit të djathit, pjesa më e madhe e laktozës mbetet në hirrë, ndërsa ajo që mbetet në djathë transformohet në acid laktik, prandaj djathi u rekomandohet njerëzve që kanë problem me tretjen e laktozës. Djathërat mund të përmbajnë edhe kultura probiotike, prandaj në bazë të kësaj mund të klasifikohen në ushqim funksional, sepse përdorimi i rregullt i djathit ka efekt pozitiv në gjendjen shëndetësore të organizmit të njeriut.