Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga pompat? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga pompat?

Qysh Me Qysh Me | Sport | 05 March 2017 | 19:44
  1. Do të përmirësoni performancën tuaj
Pompat janë një ushtrim ideal për muskujt e barkut. Me forcimin e grupeve të ndryshme të muskujve ju do të vini re se do të rritni aftësinë për mbajtjen e peshave më të rënda, do të përmirësoni performancën sportive, do të keni qëndrim më të drejtë.
  1. Do të zvogëloni rrezikun nga lëndimi në shpinë dhe shtyllën kurrizore
Praktikimi i pompave është një lloj ushtrimi që ju lejon të formoni muskuj por edhe gjithashtu të siguroheni se nuk jeni duke vënë shumë presion mbi shpinën tuaj apo shtyllën kurrizore. Sipas Këshillit Amerikan për stërvitje, duke bërë rregullisht pompa ju mund të zvogëloni dhimbjet në shpinë, por gjithashtu mund të forconi muskujt si dhe siguron mbështetje të fortë për kurrizin tuaj.
  1. Do të nxitni tërë metabolizmin tuaj
Pompat janë një mënyrë e shkëlqyer për të sfiduar tërë trupin tuaj sepse duke i praktikuar çdo ditë ju mund të djegni më shumë kalori në krahasim me ushtrimet tjera tradicionale të barkut. Veçanërisht kjo ndikon nëse jeni të ulur tërë ditën para kompjuterit, duke nxitur metabolizmin tuaj përgjatë tërë ditës.
  1. Do të përmirësoni në mënyrë të konsiderueshme qëndrimin tuaj
Duke bërë pompa, në masë të madhe përmirësoni aftësinë tuaj për të qëndruar drejtë. Përmes forcimit të qëndrimit të drejtë në çdo kohë, muskujt e barkut kanë një efekt të thellë në gjendjen e përgjithshme të qafës suaj, supeve, gjoksit dhe shpinës.
  1. Do të përmirësoni balansimin e përgjithshëm
A e keni ndjerë ndonjëherë që kur keni provuar të qëndroni në një këmbë, ju mund të qëndroni drejtë për më shumë se dy sekonda? Kjo sigurisht nuk është për shkak se jeni të dehur, por për shkak se muskujt e barkut nuk janë aq të fortë sa për të ju dhënë ekuilibrin që ju nevoitet. Nëpërmjet përmirësimit të balansit tuaj duke bërë pompa anësore, ju mund të rritni performancën tuaj në çdo lloj aktiviteti sportiv.  
dua