Qysh me aktivizu tastierën që përdoret me vetëm njërën dorë në iPhone? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me aktivizu tastierën që përdoret me vetëm njërën dorë në iPhone?

Qysh Me Qysh Me | Teknologji | 24 January 2017 | 17:40
Është zbuluar në sistemin iOS 10, një tastierë misterioze që mund të përdoret vetëm me njërën dorë. Kjo tastierë nuk mund të aktivizohet nga asnjë menu i sistemit operativ, por në guidën tonë që po ju sjellim në këtë artikull, do ju shpjegojmë se si ta aktivizoni atë dhe ta përdorni atë në iPhone-in tuaj. 1. Së pari, duket të keni një iPhone jailbroken me programin Cydia të instaluar në të. Hapni Cydia dhe prisni ngarkimin e paketave të reja. 2. Kërkoni paketën "Flex 3" ose "Flex" dhe instalojeni atë. 3. Pasi ta keni instaluar programin, hapeni atë dhe kërkoni: "KB – Enable One-Handed Keyboard". Aktivizojeni atë. Si alternativë, mund të shkarkoni programin "OneHanded" direkt nga repoja e BigBoss. Në të dyja rastet, rezultati do të jetë aktivizimi i tastierës që mund të përdoret me njërën dorë në iPhone. Një zgjedhje komode sidomos për iPhone Plus.
dua