Qysh me dhënë feedback për aplikacionin e dua.com në Android? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me dhënë feedback për aplikacionin e dua.com në Android?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Teknologji | 07 April 2020 | 09:50

A e përdorni aplikacioni e dua.com për android dhe doni të jepni përshtypjet tuaja për aplikacionin? Këtu do të shpjegojmë se si mund ta bëni këtë gjë.

Nëse jeni regjistruar si beta tester sigurisht tashmë do keni mundësi edhe ju përdoruesit e android-it të lini përshtypjet tuaja. Për momentin do t'ju sjellim një udhëzim të shkurtër se si të lini përshtypjet tuaja kur sapo keni shkarkuar versionin Beta të aplikacionit dua.com.

Për të dhënë feedback ndiqni këto hapa:

- Hapni Play Store në telefonin tuaj android.
- Gjeni aplikacionin për të cilin dëshironi të jepni feedback.
- Klikoni aplikacionin për të hapur faqen e detajuar të këtij aplikacioni. Në këtë rast do jetë aplikacioni i dua.com
- Shkoni poshtë tek pjesa "Përshtypjet private ndaj zhvilluesit" të faqes dhe klikoni lehtë mbi 'Shkruaj feedback'
- Lini përshtypjet tuaja për zhvilluesin.
- Klikoni Posto. Vetëm zhvilluesi do të shikojë reagimet apo përshtypjet tuaja, jo përdoruesit e tjerë.

Shumë shpejt artikullin do ta përditësojmë me fotot përkatëse. Klikoni ketu nëse keni Iphone pasi versioni Beta IOS i dua.com është lansuar tashmë.

dua