Qysh me gjetë Apple ID-në tuaj? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me gjetë Apple ID-në tuaj?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Teknologji | 01 April 2020 | 10:28

Apple ID juaj është llogaria që përdorni për t'u kyçur në të gjitha shërbimet e Apple. Nëse e keni harruar Apple ID ka disa mënyra për ta gjetur atë. Ju gjithashtu mund të rivendosni fjalëkalimin tuaj për të rifituar aksesin.

Në këtë rast më e mira që duhet të bëni është të shkoni në faqen zyrtare të Apple, apo të kërkoni përmes google ‘How to find my apple ID’. Megjithatë përgjigjen e thjeshtësuar e gjeni më poshtë:

 

Image

 

Nëse keni iOS më të ri se 10.2 klikoni në Settings - pastaj në emrin tuaj. Tutje vazhoni klikoni në iTunes dhe App Stores. Aty do të ju shfaqet Apple ID e juaja. Kurse nëse keni iOS 10.2 ose të më hershëm, klikoni mbi Settings pastaj iCloud.Kështu do të ju shfaqet Apple ID që po kërkoni.

dua