Qysh me i mbrojtë sytë nga teknologjia? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i mbrojtë sytë nga teknologjia?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Teknologji | 16 July 2020 | 11:25

Ditëve të sotme të gjithë për orë të tëra përdorim paisje teknologjike si smartphone, kompjuter, tablet etj. Të gjithë e përjetojmë dhimbjen nga lodhja e syve. Mirëpo çfarë mund të bëjmë që t’i mbrojmë sytë tanë?

 

Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni smartphone, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

 

Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë. Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën. Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

 

 Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

 
dua