Qysh Me nga dua.com - Qysh me i ruajtë mesazhet e Gmail? 

Qysh me i ruajtë mesazhet e Gmail?

Qysh Me Qysh Me | Teknologji | 22 February 2017 | 23:30
Opsionet Cut dhe Paste janë shumë të mira, por Google ofron edhe një opsion i cili mundëson ruajtjen e mesazheve të Gmail në formatin PDF në shërbimin Google Docs. Ja si bëhet kjo: 1. Identifikohu në Gmail.
  1. Shkoni tek opsioni Settings.
  2. Klikoni në menynë Labs.
  3. Ecni poshtë më maus dhe klikoni Enable Create a Document.
  4. Shkoni në fund dhe klikoni Save Changes.
  5. Kur dëshironi të ruani një mesazh si dokument, klikoni në butonin More dhe zgjidhni opsionin Create a Document.
  6. Një faqe e re do hapet dhe ju do të jeni në Google Docs. Prej aty e keni lehtë të redaktoni, dhe eksportoni në formatin PDF ose në ndonjë format tjetër.
Kjo është e dobishme nëse ju pranoni mesazhe të rëndësishme dhe që ju duhen, mund ti ruani si dokumente dhe pastaj ti printoni.
dua