Qysh me instalu aplikacionin që informon mbi emergjencat? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me instalu aplikacionin që informon mbi emergjencat?

Qysh Me Qysh Me | Teknologji | 18 November 2016 | 21:37

UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë lansuar aplikacionin për telefona të mençur (smartphone) “Aplikacion i Menaxhimit Emergjent në Kosovë – AMEK”.

Ky aplikacion do të mbështesë në mënyrë inovative përpjekjet për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në Kosovë. Është një aplikacion mobil i thjeshtë, i dobishëm dhe interaktiv (Android, iOS dhe Windows Phone) që do t’i informojë qytetarët në kohë reale mbi ngjarjet emergjente dhe fatkeqësitë aktuale si: vërshime, rreshje të mëdha të borës, thatësira, dhe rreziqe tjera meteorologjike, zjarre, shkatërrim i mjedisit, epidemi, probleme në infrastrukturë komunale, aksidente trafiku, demonstrata, protesta, etj.

Fushatën për këtë projekt e drejton Kryqi i Kuq i Kosovës. Aplikacioni është gratis dhe mund të merret duke klikuar në linqet për: Apple iPhone, iPad (iOS)

emergjenc

dua