Qysh me ndërru fotografinë e profilit në dua.com? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me ndërru fotografinë e profilit në dua.com?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Teknologji | 13 April 2020 | 10:37

Nëse tashmë jeni përdorues i versionit beta të aplikacionit dua.com sigurisht doni të dini si mund ta ndrroni fotografinë e profilit. Në aplikacionin që po bën bashkë shqiptarët ju mund ta ndërroni fotografinë tuaj të profilit dhe të shtoni fotografi të reja.

Për ta bërë këtë duhet të hapni aplikacionin dua dhe të klikoni në ikonën e fotografisë. Pastaj aty keni opsionin për të shtuar fotografi. Në fund vetëm tërhiqeni fotografinë dhe shtypin opsionin done për të përfunduar.
Më detajisht ju tregon video e bashkangjitur më poshtë.

Rikujtojmë se dua.com është platformë e cila ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. Platforma ndahet në tri kategori: dua.com, dua.help dhe dua.biz.

Nëse akoma nuk e keni marrë versionin beta të dua.com dhe doni të bëheni testues atëhëre klikoni këtu nëse jeni përdorues i iOS ndërsa klikoni tu nëse jeni përdorues i android.

dua